Site icon Telegrafi

Sëmundjet e zemrës e dëmtojnë trurin

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 10.000 të punësuar në shërbimin shtetëror në Londër dhe është përcjellë gjendja shëndetësore e tyre për një periudhë kohore njëzetvjeçare.

Participantët të cilët në anamnezën e tyre kanë pasur sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut kanë treguar rezultate shumë më të këqija në testet e vokabularit dhe kujtesës afatshkurtër.

Në bazë të kësaj autorët e këtij studimi kanë ardhur në përfundim se shprehitë e këqija ushqyese, jo-aktiviteti trupor dhe pirja e duhanit, përveçse e dëmtojnë zemrën, ato e dëmtojnë edhe trurin.

Exit mobile version