Shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare nuk arrijnë nivelin e kërkuar të kolesterolit të keq (LDL) dhe lipoideve tjera (yndyrave në gjak).
Një studim i ri ka treguar se më shumë se 85% e personave të cilët nuk vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare i kanë lipoidet (LDL-kolesterolin, trigliceridet dhe HDL-kolesterolin) në vlera normale në gjakun e tyre.
Përkundër kësaj, më pak se 40% e pacientëve me sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut i kanë vlerat normale të lipoideve.