Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla „Jeta me sfida“ e vazhdon traditën e pjesëmarrjes në Maratonën e Shkupit, së bashku me shoqatën për hipertension e mushkërive „Moment plus“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të dielën, 60 pjesëmarrës të paraqitur nga Vrapimi i natës së Shkupit, do të vrapojnë në 21 dhe 42 kilometra për „Jeta me sfida“, ndërsa po ashtu do të ketë edhe pjesëmarrës plotësues edhe në garën në 5 kilometra. Edhe shoqata e hipertensionit të mushkërive „Moment plus“ i bashkëngjitet Maratonës së Shkupit me pjesëmarrës në 5, 21 dhe 42 kilometra dhe me pjesëmarrës në vrapi me stafetë.
Ky aktivitet mbahet me qëllim të ngritjes të vetëdijes publike lidhur me sëmundjet e rralla në Maqedoni dhe sfidat me të cilat ballafaqohen njerëzit me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre në jetën e përditshme./Telegrafi/