Telegrafi

Sëmundjet e gingivave dhe diabeti

Gjatë hulumtimit të 9.300 të rriturve për një periudhë kohore 17 vjeçare, shkencëtarët kanë gjetur se personat të cilët në fillim të studimit kanë pasur ndonjë sëmundje të gingivave kanë qenë më shumë të prirë për ta zhvilluar diabetin në jetën e mëvonshme.

Meshkujt dhe femrat me sëmundje mesatare të gingivave kanë qenë për 50% më të rrezikuar, ndërsa ata të cilët për shkak të sëmundjes së mishit të dhëmbëve kanë humbur ndonjë dhëmb kanë qenë për 70% më të rrezikuar.