Telegrafi

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me vitaminë D.

Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74 vjeç.

Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht rekomandohet 600 njësi në ditë.
Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si qumështi, nënprodhimet e drithërave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100 gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D./VoA/Telegrafi/.