Gjykimi për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar sot është anuluar për shkak të mos prezencës të Sashko Markovskit, i cili është mbajtur në spital që nga seanca e djeshme kur u sëmur dhe ishte thirrur ndihma e shpejtë.
“Duke marrë parasysh se Sashko Markovski është hospitalizuar dhe të nevojshme janë edhe disa pyetje anulohen seanca e sotme dhe seanca e caktuar për nesër. Gjykimi vazhdon më 2 shtator në ora 10”, deklaroi Dobrilla Kacarska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykimi për ngjarjet e 27 prilli është në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë më shikimin e video incizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për “nxitje”./Telegrafi/