Një familje indiane ka treguar se si njerëzit në rrugë qeshin me 9 pjesë të tyre, pasi janë xhuxha. Familja është e përbërë nga 11 persona.
Ram Raj 52-vjeq nga Hyderabad, Telangana, punon si një mikpritës dasmash.
“Gjithë njerëzit na shikojnë çuditshëm në rrugë dhe mblidhen rreth nesh. Ata nisin e bëjnë pyetje të çuditshme si “pse jeni kaq të shkurtë?”, “nga jeni ju?” dhe më pas fillojnë të qeshin”, ka thënë ai.
52-vjeçari ka shtuar se askush nuk i jepte punë dhe se i është dashur që të përballet me probleme të shumta, pasi njerëzit e shihnin dhe e pyesnin: “Si do ta menaxhosh?”
Edhe vajza e tij 27-vjeçarja ka të njëjtin problem. Ajo dëshiron të bëhet llogaritare, por duke qenë se vuan nga i njëjti problem e ka të vështirë të gjejë punë, transmeton shekulli.
Familja vuan nga sëmundja e quajtur “Achondroplasia”.