Site icon Telegrafi

Sëmundja e rrallë! Kjo femër nuk arrin të mbyllë sytë

Dawn Knight bëri një lifting fytyrë për të zhdukur rrudhat por pasojat e operacionit ishin fatale për të.

Që prej 2012 kur kreu operacionin ajo nuk mund të mbyllë më qepallat për shkak të një gabimi të mjekut.

Megjithatë kirurgu që e operoi nuk u dënua për ngjarjen.

Ai tha se ishte i falimentuar dhe nuk kishte mundësi ta dëmshpërblinte 47-vjeçaren.

Për të fjetur normalisht as nuk bëhet fjalë për britaniken.

Ajo aplikon lotë artificialë natën për të fjetur dhe lyen sytë me një pomadë e cila errëson shikimin e saj.

“Kam menduar shumë herë vetëvrasjen. Nuk mund të jetohet me sytë hapur”, tha Knight.
 

Exit mobile version