Telegrafi

Sëmundja e këtyre dy vëllezërve i ka lënë pa fjalë edhe vetë shkencëtarët

Rasti i rrallë i dy vëllezërve pakistanezë ka habitur edhe vetë shkencëtarët. Ata janë 9 dhe 13 vjeç.

Ata luajnë dhe janë aktivë si të gjithë moshatarët e tyre gjatë ditës, por me të perënduar dielli, hyjnë në gjendje vegjetative.

Me fjalë të tjera, pasi zgjohen nga gjumi dhe nisin ditën, orë pas ore humbasin energjinë dhe vitalitetin derisa paralizohen në perëndim të diellit. Në mëngjes, gjithçka nis nga e para.

Për këtë rast, Instituti i Shkencave Mjekësore në Pakistan ka kërkuar ndihmën e specialistëve të huaj, pasi nuk kanë arritur të gjejnë një shpjegim.

Shoaib Ahmed e Abdul Rasheed janë fëmijë të një familjeje të varfër në Belucistan, Mian Kundi, provinca më e madhe e Pakistanit, përcjell Shekulli.

Qeveria po financon kurimin e tyre në Islamabad, ndërsa kampionë të gjakut të tyre u janë dërguar shkencëtarëve të tjera jashtë vendit për t’i analizuar.

Prindërit i kanë pagëzuar si “fëmijët e Diellit”, pasi besojnë se ata e marrin energjinë nga Dielli gjatë ditës.