Telegrafi

Sëmundja “duar-këmbë-gojë”, mjekët: Kujdes, po prek fëmijët në çerdhe e kopshte

Në Shqipëri, dhjetëra fëmijë janë drejtuar javët e fundit në urgjencën pediatrike si pasojë e prekjes nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”.

Rastet nuk kanë munguar as në poliklinika.

Mjekët pediatër thonë se sëmundja është e përhapur kryesisht në moshat pediatrike.

Por cilat janë shenjat me të cilat nis sëmundja?

“Simptomat fillojnë me temperaturë e cila duket sikur nuk qetësohet, lezionet nisin të shfaqen te pjesa e brendshme e gojës te pjesa  e brendshme e duarve dhe shputat e këmbëve. prandaj quhet sëmundja “duar-këmbë-gojë””, tregon Arda Gjermeni Mjeke Pediatre.

Nuk ka medikamente dhe asnjë vaksinë parandaluese kundër këtij virusi.

Mjekët rekomandojnë izolimin e fëmijëve në rastet e infektimit, pasi sëmundja mund të transmetohet tek të tjerët.

“Koksaki” u shfaq masivisht në Shqipëri në vitin 2021, raporton euronewsal.