Në Shqipëri, dhjetëra fëmijë janë drejtuar javët e fundit në urgjencën pediatrike si pasojë e prekjes nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”.
Rastet nuk kanë munguar as në poliklinika.
Mjekët pediatër thonë se sëmundja është e përhapur kryesisht në moshat pediatrike.
Por cilat janë shenjat me të cilat nis sëmundja?
“Simptomat fillojnë me temperaturë e cila duket sikur nuk qetësohet, lezionet nisin të shfaqen te pjesa e brendshme e gojës te pjesa e brendshme e duarve dhe shputat e këmbëve. prandaj quhet sëmundja “duar-këmbë-gojë””, tregon Arda Gjermeni Mjeke Pediatre.
Nuk ka medikamente dhe asnjë vaksinë parandaluese kundër këtij virusi.
Mjekët rekomandojnë izolimin e fëmijëve në rastet e infektimit, pasi sëmundja mund të transmetohet tek të tjerët.
“Koksaki” u shfaq masivisht në Shqipëri në vitin 2021, raporton euronewsal.