Telegrafi

Sëmundja Alzheimer, rrezik më i paktë për kancer

Të dhënat e mbledhura nga 3020 persona të moshuar me një mesatare prej 65 vitesh, të botuara në revistën shkencore Neurology, kanë treguar se kur personat vuajnë nga Alzheimeri gjasat për t’u prekur nga kanceri janë 69% më të pakta.

Te personat të cilat kanë pasur kancer është vërejtur 43% rrezik më i vogël për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer, bëjnë të ditur hulumtuesit nga Washington University.

Për të kuptuar lidhshmërinë në mes këtyre dy sëmundjeve shkencëtarët thonë se ka nevojë edhe për hulumtime shtesë të cilat do të fokusohen në mekanizmat molekular të lidhura me to, rezultatet e të cilave do të ndihmojnë edhe në gjetjen e metodave për shërim nga këto sëmundje./Telegrafi/