Ekipi i serialit turk “Nusja nga Stambolli”, ka aderuar sot (e enjte) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Fjala është më saktësisht për aktoren e famshme, Semra Dinçer, e cila për publikun shqiptar u bë më e njohur nga roli i saj në serialin e lartpërmendur.
Në ndërkohë, aktorët janë takuar edhe me Arbnora Ademajn, ku tashmë është bërë e ditur se zeshkania do jetë pjesë e një seriali turk në bashkëpunim me ta.
“Mirë se vini produksioni im”, ka shkruar Arbnora në postimin e saj të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.
Ndryshe, 30 vjeçarja zbuloi se në film do të ketë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin, rol ky që do e ndihmojë tejet shumë, pasi ajo ende nuk e ka perfeksionuar gjuhën turke. /Telegrafi/