Telegrafi

Semiotika përmes një fjalori

Ilustrim

Nga: Bronen Martin dhe Felizitas Ringham (parathënia e librit Fjalori i Semiotikës)
Përgatiti: Albert Gjoka

Ashtu si edhe teoria letrare, Semiotika ka fituar terren në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë dy apo tri dekadave të fundit të shekullit të njëzet. Tani ajo përdoret zakonisht duke përfshirë edukimin sekondar, programet e letërsisë dhe, për më tepër, në vëzhgimet e teorisë kritike. Koncepti është bërë pjesë e ligjërimit të medias në lidhje me filmin dhe reklamën në Europë dhe në të tërë botën. Ndonëse kërkimet teorike brenda disiplinës kanë ecur përpara, veçanërisht në Francë, akoma në shumë e shumë koncepte “Semiotika” mbetet një enigmë dhe për këtë ajo na fton për përmbajtje. Ky libër ka për qëllim familjarizimin e studiuesve si dhe studentëve dhe pedagogëve të tyre me zhvillimet e Semiotikës.

Kjo skicë e përmbledhur e qëllimeve të teorisë semiotike, historia e saj dhe metoda e veprës është pasuar nga një seksion reference, duke ofruar përkufizime të termave dhe modeleve të përdorura në metagjuhën semiotike dhe në fund, një shembull të analizës semiotike të aplikuar në një tekst.

Çfarë është semiotike? Çfarë  kuptimi ka?

Termi semiotikë vjen nga fjala greke “semeion” që ka kuptimin “shenjë”. Në shekullin XVII, filozofi Xhon Loku iu referua semiotika, të cilën e përkufizoi si “Doktrina e shenjave” (…) çështje prej nga ku është konsideruar Natyra e Shenjave. Mendja përdoret për të kuptuar mendimet, apo përçon dijet e saj tek të tjerët.[1]

Në përdorimin modern, koncepti semiotikë i referohet një teorie të shënjimit. Ekzistojnë disa degë të semiotikës në këtë ombrellë. Për shembull, ka një degë amerikane, e ndikuar fuqimisht nga Charles Sanders Peirce, i cili është fokusuar mbi logjikën dhe kuptimin dhe ka vënë në qendër lidhjen e gjuhësisë me filozofinë. Pjesa më e madhe e veprës së Peirce i është përkushtuar zhvillimit të kategorive të shenjave, të tilla si përmes dallimit midis Ikonës, Indeksit dhe Simbolit.[2] Kjo qasje ndryshon në mënyrë thelbësore nga semiotistët europianë, të përfaqësuar nga Shkolla e Parisit (Ecole de Paris) e themeluar nga A. J. Greimas. Shkolla e Parisit është e përqëndruar në mënyrë thelbësore në marrëdhënien midis shenjave dhe me sjelljen në të cilën ato prodhojnë kuptim brenda një teksti apo ligjërimi të dhënë.

Rëndësia është rritur jo vetëm në zhvillimin e teorive, por edhe në aplikimin e tyre si mjete metodologjike për analizat tekstore. Krahasuar me Peirce, Shkolla e Parisit mori një qasje kërkimore më të gjerë dhe në analizën finale, është praktikisht shumë më e përdorur. Fjalori aktual është i lidhur tërësisht me teoritë dhe praktikën e kësaj shkolle.

Sipas Shkollës së Parisit, Semiotika parashtron ekzistencën e strukturave universale që shtrihen dhe japin shtytje ndaj kuptimit. Këto struktura janë të prekshme ndaj përfaqësimit në trajtën e modeleve të cilat, në mënyrë të ndërsjellë, – gjithashtu mund të aplikohen te çdo objekt shënjimi për të dekoduar dhe interpretuar efektet e kuptimit të tij. Megjithatë, duke qenë e lidhur me strukturën, nuk ka kuptim që Semiotika të jetë sinonim me strukturalizmin, një teori e lidhur vetëm me perceptimin dhe përshkrimin e strukturave. Asnjë strukturë nuk është thjeshtë një sistem shenjash. Ajo nuk duhet të ngatërrohet me Semiologjinë. Po ashtu, nuk është përkufizuar as në teoritë e Roland Barthes. Në fakt Semiotika ka një qëllim shumë më të gjerë. Teoria ka për qëllim që të eksplorojë gjenerimin e shënjimit, të çdo shënjimi, jo thjeshtë vetëm të fjalës së shkruar; kuptimin në të gjithë shfaqjen e tij dhe të gjithë shtrirjen e plotë të tij. Si rrjedhim, semiotika i përfshin të gjitha disiplinat dhe sistemet e shënjimit si dhe praktikat sociale dhe procedurat shënjuese.

Semiotika dhe Shkolla e Parisit: Një histori e shkurtër

Në vitin 1985, teksa po fliste rreth zhvillimeve të teorisë semiotike, Greimas tha: Gjenia ime teorike, – gjithmonë nëse mund të quhet e tillë, është një formë “bricolage”. Unë mora pak nga Levi-Strauss dhe shtova ca gjëra nga Propp. Gjithashtu, ai tha se si gjuhëtar, ishte frymëzuar më shumë nga Dumezil dhe Levi-Strauss sesa nga gjuhëtarë të tjerë, por padyshim, me përjashtim të Sosyrit dhe të Hjelmslev.[3]

E gjitha nisi në fillim të shekullit të XX, me gjuhëtarin zviceran Ferdinand De Saussure, që ishte i pari që aplikoj teori shkencore në studimin e gjuhës dhe lidhjet e kësaj shkence me Psikologjinë Sociale. Ajo ishte shtysa që ai të përdorte termin semiologji, të cilin ai e përkufizoj duke formuar një lidhje midis gjuhësisë dhe psikologjisë.

Saussure e shikon gjuhën si një fenomen social. Në studimin e tij, kontributi më i madh ishte zbulimi se kuptimi nuk “qëndron” te fjalët individuale, por në sistemin kompleks të marrëdhënieve apo të strukturave. Motoja e tij ishte: “Il n’y a de sens que fans la diference”. Ai nxori në pah se strukturat gjuhësore mund të eksplorohen nga të përshkruarit e tyre në formën e tyre aktuale (sinkronike) ose historike (diakronike). Ndoshta, Saussure është njohësi më i mirë për ndarjen e fenomenit të gjuhës brenda gjuhës (sistemi gjuhësor abstrakt, gjuha si sistem i strukturuar i shenjave) dhe e folura parole (shprehjet individuale, apo e folura, përmes përdorimit të sistemit abstrakt). Megjithatë, në studimin e tij gjuhësor, Saussure, shkoi më tej. Ai aplikoi parimin strukturor te shenja apo fjala individuale. Sipas tij, shenja gjuhësore është karakterizuar nga marrëdhënia e dy përbërësve: Imazhi-tingull, ose substanca materiale të cilën ai e quajti shënjuesi (signifier ) dhe koncepti i tij ose i shënjuari (signified).

Nëse Saussure dhe gjetjet e tij revolucionare[4] i shtruan rrugën strukturalizmit dhe Semiotikës, e njëjta gjë mund të thuhet për Dane Lous Hjelmslev dhe Rrethin Linguistik të Kopenhagës. Madje, pa ndonjë lidhje të drejtpërdrejt me gjuhëtarin zviceran, përqasja teorike e Hjelmslevit ishte shumë afër me atë të veprës së Saussure, për të cilën mund të thuhet se ai është vazhduesi i tij. Në veprën e tij “Prolegomena, drejt një Teorie të gjuhës” (1943), ai formalizoi gjuhën, ndau fenomenin brenda “sistemit dhe “procesit”. Gjithashtu, Hjelmslev ripërcaktoi përkufizimet sosyriane të dy aspekteve të shenjës-gjuhë nga njohja e dy niveleve thelbësore ose e dy planeve të gjuhës; njëri i “shprehjes” dhe tjetri i “përmbajtjes”. Ai beson se secili prej tyre ishte zotërim i një “substance” dhe një “forme”.

Kontributi i Hjemlslev në gjuhësi përfshin teorinë e tij të funksionit semiotik të cilën ai e përkufizoi si një ekzistim midis aspekteve dyfishe të aktit të shënjimit; – midis shënjuesit dhe të shënjuarit sipas Saussure, ose midis shprehjes dhe përmbajtjes sipas Hjelmslev. Përfundimisht, Hjelmslev zgjeroi studimet e tij semiologjike duke përfshirë edhe sisteme të tilla gjuhësore jo-verbale; të tilla si; dritat e trafikut apo tingëllimat e Big Ben-it.

Ashtu si Hjelmslev, antropologu Claude Levi-Strauss gjeti një terren të ri, të cilin ai e aplikoi me një qasje strukturaliste – guhësore. Levi-Strauss përcaktoi identitetin e pjesëve përbërëse të sjelljes kulturore, të cilën ai e studioi edhe si të ishte një fenomen gjuhësor. Duke kërkuar një strukturë semantike, sistem gjuhësor, apo gjuhë) që  përforcon kulturën, lidhja e tij e fokusuar mbi “mitet”. Ai i analizoi mitet nga ndryshimet kulturore dhe zbuloi një numër elementesh të përsëritura, – të cilat ai i quajti mitema “Mythemes” (siç përdoren fonemat apo morfemat në gjuhësi) dhe funksionet që duket se veprojnë si përbërës të strukturave shënjuese universale.[5]

Në të njëjtën kohë, u përkthye në anglisht një studim më i hershëm i bërë nga studiuesi rus i folklorit, Vladimir Propp.[6] Analizat e detajuara të mbi 100 përrallave e çuan atë në krijimin e një analogjie midis strukturës gjuhësore dhe organizimit narrativ. Ai identifikoi 31 funksione ose përbërës themelorë që formojnë bazën e çdo prralle. Në këtë kuptim, një funksion është një njësi e “gjuhës narrative”, e tillë, si “një detyrë e vështirë i është propozuar heroit (25) apo “shejtani është tërhequr” (30) Megjithatë, 31 funksionet janë të shpërndara mes shtatë sferave të veprimit të tilla si Shenjtani, dhuruesi, ndihmësi dhe kështu me radhë.  Taksonomia narrative zhvillohet nga Proppi teksa modeli i tij është konsideruar akoma i vlefshëm nga studiuesit e sotëm.

Në një shtrat të tillë qe frymëzuar Greimas për të përgatitur veprën themelore të asaj që u bë më vonë Semiotika: Semantique strukturale (Paris; Larousse, 1966). Ky tekst paraprak përmban bazën aksiomatike të teorisë shkencore, hipotezat e parashikuara për kërkimet e mëvonshme, dhe modelet e siguruara të praktikës semiotike, duke treguar vlerat e tij si një mjet për zbulim.

Megjithatë, kjo “ouvrage fondateur” ishte vetëm fillimi. Kjo shënoi një pikë nisje të një projekti shkencor, i cili ende sot e kësaj dite është në proces zhvillimi. Përgjatë disa viteve Greimas dhe një grup studuesish të përkushtuar gjatë takimeve të tyre javore zhvillonin, testonin, ndryshonin dhe përmirësonin teorinë e shënjimit. Takimet u zhvilluan në “Ecola des Hautes Etudes”, në Paris, në të cilën Greimas ishte caktuar për të dhënë leksionet e tij. Aty ishte vendi ku e pati zanafillën Shkolla Parisiane e Semiotikës.

Zhvillimet e teorisë së Semiotikës u zhvilluan në disa faza: Faza e parë u fokusua brenda kontekstit të mendimit strukturalist, mbi problematikat e semantikës si demontrim nga vepra e Greimasit “Semantika  strukturale”. Nocioni i Saussure për kuptimin që vijon nga raportet, e ka frymësua Greimasin që të analizojë dhe të përcaktojë llojet specifike të diferencës. Ai identifikoi i pari dallimin e veçorive të kundërshtive në rastet e prodhimit të një tipologjie. Pjesët kundërshtuese më pas kategorizoheshin për tu përdorur si koncepte të veprës në zhvillimin e një strukture shënjuese rudimentare. Në të njëjtën kohë, takimi i papritur me veprën e Proppit e nxiti Greimasin që të aplikojë modelet gjuhësore në narrativë. Në një përpjekje për të formuluar më mirë elementet e narracionit, ai zbuloi se çfarë kishte quajtur Proppi “funksion” që në fakt ishte një aktant shtesë foljor; me fjalë të tjera, një fjali e përfunduar. Gjithashtu, ai zbuloi që ishte e mundur për të zvogëluar sferën me shtatë veprime të Proppit në tri çiftëzime të opozicionit binar (subjekt/objekt; dërguar/marrës; ndihmës/kundërshtar) që mund të përshkruajnë çdo strukturë narrative.

Përparimet teorike u bënë gjatë kësaj faze të parë të zhvillimit në lidhje me dy hapësira të dukshme heretogjene; në njërën anë, kërkimi për një strukturë elementare të kuptimit, duke përfshirë klasifikimin logjik të dallimeve paradigmatike; dhe në anën tjetër, duke formuluar një teorri narracioni në të cilën bëhet i efektshëm modeli sintagmatik i Proppit brenda elementeve të një gramatike narrative. Gjatë fazës së dytë të kërkimit të semiotikës në vitet 1970 u bënë përpjekje për të gjetur një sintetizim midis këtyre fushave të ndryshme për të përcaktuar një teori të përgjithshme të qëndrueshme të gjenerimit të kuptimit.

Duke u përqendruar mbi strukturat sipërfaqësore të narracionit, semiotikanët zbuluan se funksioni, ashtu siç përfaqësohet nga një folje veprimi, ishte mbipërcaktuar nga foljet e modalitetit: dy të virtualizimit  (dua, duhet të) dhe dy të aktualizimit  (di si dhe mund të). Kur ky zbulim u shty në ekstremet e tij, rezultoi se e tërë gramatika narrative në fakt ishte përbërë thjeshtë nga modalitete plus përmbajtje që është semantika. Kjo hapi rrugën që të ndërtohen modele të fuqishme. Për më tepër, këto modele, mund të aplikohen gjithashtu edhe për praktika sociale, modelet e sjelljes, etj.. Narrativiteti nuk po shihej më si një pronë ekskluzive e teksteve të shkruara. Që tani e tutje ai u perceptua si një nënvizim i të gjitha ligjërimeve dhe të përllogaritjes për organizimin e botës.

Gjithashtu, kërkimet gjatë kësaj periudhe treguan se formula e përrallës së Proppit mund të zbërthehej brenda fjalive të rëndësishme të cilat së bashku reflektonin fazat e te gjithë veprimit njerëzor.

Fjalitë – manipulim, veprim, sanksion ishin përmbledhur brenda asaj që u bë e njohur si Skema Kanonike Narrative. Kjo ishte gjetur që të aplikohej jo vetëm te historitë, por te llojshmëria e madhe e teksteve (ligjore, gazetareske, kuzhinës etj.) dhe në fund, te diçka si një çështje bazike e njeriut për kuptimin e jetës Ndonëse eci para puna për nivelin sipërfaqësor të strukturës, gjetjet themelore mbi abstrakten apo nivelin e thellë të kuptimit treguan lidhjen e nevojës për të përsosur teorinë semiotike. Greimasi propozoi një përfaqësim vizual të strukturës elementare të kuptimit: kuadratin semiotik. Kjo është shprehje logjike e çdo kategorie semantike, duke treguar të gjithë marrëdhëniet e mundshme që e përcaktojnë atë, për shembull: kundërshtimin, kontradiktën dhe implikimin. Megjithatë, ai tregoi se pavarësisht raporteve kundërshtuese, ky kuadrat gjithashtu portretizon operacionet që ata gjenerojnë. Në fakt, ai lejon ripërshkrimin e një procesi në progres apo trajektoren e një subjekti që kryen aktet e transformimit.

Me fjalë të tjera, kuadrati semiotik jo thjeshtë paraqet kategoritë e nënvizuara të kundërshtimit, por gjithashtu jep raportin e strukturave sipërfaqësore të sintaksës narrative. Në fund të viteve 1970 të gjitha gjetjet semiotike të dy dekadave të mëparshme ishin publikuar nga një vepër serioze e bërë nga Greimas dhe Joseph Courtes: “Semiotique, dctionnaire saisonne de la theorie dy landuage” (Paris Hachette, 1979).

Fjalori duket të jetë një provë e dukshme e konsolidimit të teorisë semiotike; konceptet e kësaj vepre ishin përcaktuar në dukje për të gjithë; modelet e tij ishin të gatshme për tu aplikuar. Megjithatë, ky nuk ishte një Kërkim në vazhdim. Shqetësimi madhor gjatë viteve pas publikimit të Fjalorit lidhej me nivelin diskursiv të kuptimit. Ky nivel lidhet në sipërfaqen figurative dhe enunciative të një fjale, e cila i jep shprehjes dhe është e mbështetur nga strukturat semit-narrative bazë.

Gjatë viteve ‘80 dhe ‘90 përpjekjet u përqendruan veçanërisht rreth aspektualitetit që është organizimi hapësinor, kohor dhe autorial i teksteve. Gjithashtu, në lidhje me problematikën e aspektualitetit ajo çon në ripërtëritjen e investigimit të sistemeve të vlerave. Si e bën qenia një objekt, një kohë apo një vend, që të marrë vlerë? Dhe prej kujt? Disa prej seminareve të fundit në Ecole des Hautes Etudes i ishin kushtuar studimit të të “Vërtetës” të të Bukurës” , “Zotit dhe Djallit dhe si funksionojnë këto vlera klasike në gjuhë. Ajo që u zbulua ishte se sistemi i vlerave për secilin prej tyre operon përmes linjave aspektuale të ndryshme. Për shembull, moraliteti duket se bie brenda kategorive të “të tepërtes” dhe të “pamjaftueshmërisë” ndërsa studimi i estetikës zbuloi si faktorët përcaktues aspektet e të qenit i përkryer  (perfekt) ose i paplotësuar, i papërfunduar (i papërkyer). Ky zbulim ishte mbi të gjitha edhe më i rëndësishëm, ashtu si kategoritë e aspektualitetit të lidhura jo thjeshtë me ato kundërshtuese, apo binare, por graduale. Ajo nuk ishte thjeshtë një çështje e “ose” por e “më shumë ose më pak”.

Teksa gjetjet e tjera iu shtuan njohurive të semiotikës, ato gjithashtu sfiduan konceptet e mëparshme të bazave të logjikës së strukturës elementare të shënjimit. Në vitin 1983 Greimas shkroi një artikull me titullin: “Le Savoir et le Croire: un seul univers cognitif”, në të cilin ai prezantoi për herë të parë kuadratin semiotik, i bazuar mbi transformimin gradual dhe jo mbi fazat kontradiktore apo kundërshtuese.[7]

Në vitin 1986 u publikua libri i dytë i semiotikës, i titulluar: “Semiotique, dictionnaire raisonne de la theorie du language”. Ai reflekton një numër të madh kontribuesish të përfshirë deri më tani në kërkime dhe një shkencë që është akoma në një proces kërkimi për të qenë përcaktuese.

Në vitet e tij të fundit, semiotika e Greimasit përqendrohet në sferat e pasioneve dhe të timikes. Pasionet nuk përshkruhen më tej në termat e strukturave modale; ai dhe kolegët e tij tani kanë hyrë në riinterpretimin e tyre në konceptet e aspektualitetit dhe të sekuencave diskurseve specifike. Njëkohësisht, janë bërë përpjekje për të përcaktuar nivelet e thella të aspektualiteteve, të cilat lidhen me valorizimet specifike.

Greimas u nda nga jeta në vitin 1992.  Ne kemi dhënë vetëm një skicim tejet të shkurtër të hetimeve të tij semiotike dhe të asaj që në Paris është quajtur teoria bazë e semiotikës. Nga një kuptim, vepra është e papërfunduar dhe studimet vazhdojnë ende. Megjithatë, gjetjet në të ardhmen, apo edhe sfidat, nëse do të ketë, nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë përshkrimin e projektit shkencor të Greimiasit të përcaktuar për veten e tij dhe për ne, që është studimi i semiotikës i cili është përkufizuar si teoria e shënjimit. (theorie de la signification “Son souci premier sera d’expliciter, sous forme d’une construction conceptuelle, les conditions de la saisie et de la production de sens …).[8]

Semiotika si një mjet për analizë

Çfarë është përqasja semiotike? Si e bën ajo punën? Semiotika merret si një premisë thelemore e asaj që atje nuk mund të ketë kuptim pa diferencën. Nuk mund të ketë “lart” pa “poshtë”, “ngrohtë” pa “ftohtë”, apo “Zot” pa “Djall”. Ja si e thotë Greimas:

Ne perceptojmë diferencat (ndryshimet) dhe falë këtij perceptimi, bota ‘merr formë’ përpara nesh dhe për qëllimet tona.

Ekzistojnë katër parime bazë mbi të cilat është mbështetur analiza semiotike e teksteve:

Kuptimi nuk është natyrë e vet te objektet; objektet nuk shënjohen nga vetja e tyre. Përkundrazi, kuptimi është i ndërtuar nga ajo që është njohur si një kompetencë vëzhguese; për shembull, nga një subjekt i aftë për t’ju dhënë formë objekteve. Le të japim një shembull. Ballafaqimi me një formë aplikuese prej një kulture e ndryshme, të themi, afrikane apo aziatike, që ndoshta ne duhet të jemi të paaftë për të përfituar nga shënjueshmëria e saj. Megjithatë, vetëm duke u larguar prej saj, ne do t’i japim asaj një kuptim që është i mbështetur në atë njohje që ne kemi dhe në atë që i përshtatet qëllimit tonë.

Semiotika e sheh tekstin, madje, çdo tekst, si një njësi autonome, dhe që është në koherencë të brendshme. Duke ecur me tej; idetë /kuptime të jashtme të tekstit dhe duke shfaqur sesi ato janë reflektuar brenda tij, një përafrim që është akoma i pranuar gjerësisht në botën akademike, analiza semiotike nis me një studim të gjuhës dhe strukturave aktuale të tekstit, duke treguar sesi janë ndërtuar kuptimet, dhe sigurisht, në të njëjtën kohë, çfarë kuptimesh kanë. Më tej, analiza semiotike bëhet një metodë zbuluese dhe është qartësisht një mjet i paçmuar për të gjithë ata që përfshihen në kërkime origjinale.

Semiotika parashtron se çdo strukturë historie apo narrativiteti gjendet poshtë të gjitha ligjërimeve, jo pikërisht në atë se çfarë është zakonisht njohja si një histori. Për shembull, ajo qëndron poshtë ligjërimeve politike, sociologjike dhe ligjore. Madje, mund të thuhet se narrativa qëndron në bazën e konceptit tonë të së vërtetës: Për shembull, studimet e fundit në fushën e diskursit ligjor kanë treguar se ata dëshmitarë në gjykatë, tregimi i të cilëve përshtatet më shumë me modelet arketipale të tregimit, janë ata të cilëve ka më shumë gjasa t’iu besohet versioni i tyre.

Semiotika parashtron nocionin e niveleve të kuptimit. Për shembull, është niveli abstrakt i thellësisë që prodhon nivelet sipërfaqësore. Prandaj, një tekst duhet të studiohet në të gjitha nivelet e ndryshme të thellësisë dhe jo vetëm në nivelin sipërfaqësor, siç është bërë e zakonshme me gjuhësinë tradicionale.

Duke mbajtur në mendje këto parime, analiza semiotike është ndihmuar më tej nga “skema” apo “modele”, aplikimi i të cilave kontribuoi në dekodimin e kuptimit të teksteve. Ne do të japim një analizë të shkurtër të rëndësisë së madhe të këtyre skemave dhe modeleve dhe do të shpjegojmë sesi ato lidhen në nivele të ndryshme tekstuale.

Nivelet ligjërimore (diskursive)

Niveli ligjërimor është një nivel sipërfaqësor i kuptimit, apo një nivel manifestimi. Këtu ne shqyrtojmë fjalët specifike, apo strukturat/njësitë gramatikore që janë të dukshme në sipërfaqen e tekstit. Pjesa më e madhe e mësuesve të gramatikës – the analistëve të vërtetë tekstorë, –  deri më tani kanë qenë të shqetësuar vetëm për këtë nivel. Elementet kyçe në këtë nivel janë:

Komponenti figurativ: nga ky ne kuptojmë të gjithë elementet në tekst që i referohen botës së jashtme fizike. Ato janë njohur si figura. Veç kësaj, realiteti figurativ është ai realitet që mund të perceptohet përmes pesë shqisave; shikimit, nuhatjes, dëgjimit, të shijuarit dhe prekjes. Ai mund të jetën në kontrast me botën e brendshme konceptuale – abstrakte që është niveli i tretë dhe i thellë i kuptimit.

Për të eksploruar elementin figurativ ne e nisim me shqyrtimin e fjalorit. Ne përpiqemi për të nxjerrë fushat më të rëndësishme leksikore (semantike). Kjo është bërë duke i grupuar së bashku fjalët që kanë një kuptim të përbashkët ose një emërues të përbashkët. Këto grupime janë quajtur izotope (vjen nga frëngjishtja, isotopies). Listat e izotopeve mund të jenë të interpretueshme: Si janë të shpërndara ato në tekst? Cila është/janë dominante mbi tjetrën/të tjerat? A mund të nxjerrim kundërshti në këtë nivel? Tashmë, ky lloj interpretimi mund të na japë një tregues të atyre që do të jenë tema të rëndësishme.

Tiparet gramatikore/sintaksore: Për shembull, përdorimi i zërave aktivë dhe pasivë apo procedurave si shkrues normalizues dhe kohezivë hedhin dritën mbi organizimin e një teksti dhe kështu zbulojnë strategjitë tekstore të manipulimit.

Komponenti enunciativ. Ky lidhet me gjurmët e autorit/folësit dhe dëgjuesit/lexuesit në tekst. Çfarë imazhi shfaqim gjatë realizimit të të folurit të tyre? Hetimi i përemrave, zërave narrativë (personalizimi apo depersonalizomi) i formave të të folurit (direkt/indirekt) për shembull shfaqja në mënyrë të qëllimshme e shënjimit. Gjithashtu, më i rëndësishëm në këtë aspekt është modaliteti i një deklarate, për shembull modaliteti kategorik në rastin e raportimit të lajmeve, apo i pasigurt në rastin e një nxënësi, etj.

Niveli narrativ

Ky nivel është më i përgjithshëm dhe më abstrakt sesa niveli ligjërimor (diskursiv). Ai është niveli gramatikor i historisë apo i sintaksës sipërfaqësore narrative, i një strukture që (sipas Shkollës së Parisit) rrok të gjithë ligjërimin, që mund të jetë shkencor, sociologjik, artistik, etj.

Analiza semiotike e këtij niveli kuptimi realizon përdorimin e dy modeleve themelore narrative: (1) Skemën Narrative Aktanciale dhe (2) Skemën Narrative Kanonike.

Këto modele bashkërisht, artikulojnë strukturën e çështjes, apo për të qenë më të saktë, të programit global narrativ të çështjes. Për shembull, ato mund të aplikohen te një ekstrakt, një paragraf i vetëm apo te i tërë teksti.

Fillimisht, ne do të shqyrtojmë Skemën Narrative Aktanciale. Kjo skemë paraqet gjashtë funksione narrative kyçe (role aktanciale) të cilat bashkë llogariten për të gjitha marrëdhëniet e mundshme brenda një historie dhe në të vërtetë brenda sferës së veprimit njerëzor në përgjithësi.

Skema është thjeshtëzim i shtatë sferave të veprimit të Proppit apo rolet, të cilat u trajtuan nga studimi i përrallave popullore ruse, të tilla si ajo e heroit, shejtanit, ndihmësit, etj.. Diagrama i përshkruan marrëdhëniet si më poshtë:

1. Subjekt/Objekt

Kjo është marrëdhënia më themelore. Aty nuk mund të ketë subjekt pa objekt dhe anasjelltas. Një subjekt shkon në kërkim të një objekti.

Objekti i çështjes mund të jetë konkret – një person apo një gjë – por mund të jetë edhe abstrakt, i tillë si dija, e vërteta apo dashuria. Për shembull, zakonisht ekziston më shumë se një subjekt dhe më më shumë sesa një çështje; një novelë apo artikull gazete.

2. Ndihmës/kundërshtar

Subjekti mund të ndihmohet ose pengohet në kërkimin e tij. Sërish këto pozicione aktanciale mund të jenë ndihmuar nga objekte ose cilësi të brendshme, ashtu si edhe nga njerëz. Paraja, apo kusaroja mund të jenë ndihmës apo pengesë për kundërshtarin tim. Një variant i kundërshtarit është anti-subjekti. Një anti-subjekt është një subjekt që për të arritur qëllimet e tij, pengon kërkimin e një subjekti tjetër. Marrëdhëniet mes subjektit/anti-subjektit karakterizojnë të gjithë fiksionin dhe pjesën më të madhe të artikujve të gazetave apo lajmeve të televizionit. Sigurisht, ai është skenari i heroit/horrit.

3. Dërguesi / Marrësi

Dërguesi është një aktant (person/ide) që motivon një veprim apo një shkak, diçka që ndodh. Me fjalë të tjera, dërguesi provokon veprimin, nxit dikë që të veprojë. Dërguesi i përcjell marrësit dëshirën për të vepruar (youloir jaire) ose nevojshmëri për të vepruar (devoir jaire) Ne e quajmë dëshirë ose detyrim të aktit të mundësive. Ajo çfarë dimë është si një kontratë e vendosur mes dërgesit dhe marrësit. Pastaj, në bisedimin e njërit (ose të të dyjave) faktori përcaktues i modalitetit është transformuar brenda një subjekti të gatshëm për të nisur kërkimin.

Ne do të ndalemi tani te Skema Kanonike Narrative. Kjo paraqet në detaje fazat e ndryshme të çdo kërkimi:

Kontrata

Dërguesi motivon veprimin, duke komunikuar modalitetet e dëshirave ose detyrimeve te marrësi. Një kontratë është krijuar; marrësi bëhet një subjekt dhe niset në kërkim. Kontrata pasohet nga tre teste:

1. Testi i kualifikimit

Subjekti duhet të ketë kompetecën e nevojshme për të kryer veprimin apo misionin e planifikuar. Dëshira apo detyrimi për të vepruar në vetvete është e pamjaftueshme. Subjekti duhet të posedojë aftësinë për të vepruar (pouvoir / faire) dhe ose njohuri / aftësi (savoir /faire) për ta kryer atë. Për shembull, në qoftë se synimi juaj është për të qëlluar dikë, së pari ju duhet të keni një armë. Funksionet e armës, si ndihmësja e juaj, ju ofrojnë aftësinë e nevojshme për të vepruar. Megjithatë, ju duhet të dini si të qëlloni, përndryshe arma është e padobishme. Duke qenë në gjendje ta bëni dhe duke ditur sesi ta bëni, – njihen si modalitete.

2. Testi vendimtar

Ky paraqet ngjarjen apo veprimin e përgjithshëm për të cilin subjekti ka qenë përgatitur kur objekti i kërkimit është në rrezik. Në historitë aventureske, apo artikujt e gazetave, shpesh herë testi vendimtar merr formën e një konfrontimi apo konflikti mes një subjekti dhe një anti-subjekti.

3. Testi i shpalljes

Kjo është faza në të cilën është shpallur rezultati i ngjarjes. Testi vendimtar ka pëfunduar me sukses ose dështim. Me fjalë të tjera, kjo është pika në të cilën performanca e subjektit është interpretuar dhe vlerësuar nga ai që njihet si  përdërgues (sender-adjdicator). Përdërguesi gjykon nëse performanca është në përputhje me përmbajtjen origjinale të vlerave (ideologjinë apo mandatimin), i institucionalizuar nga dërguesi fillestar. Për të dalluar këto dy dërgues, ne thërrasim fillimisht të mandatuarin e parë dhe së dyti, përdërguesin (sender-adjudicator). Këto role nuk luhen domosdoshmërisht nga i njëjti aktor apo person.

Kur aplikohen këto modele narrative themelore në tekst, është e rëndësishme për të ditur disa gjëra:

Çdo tekst individual i shfrytëzon këto skema në mënyrën e vet. Është shumë domethënëse se cilat etapa të kërkimit janë të qarta ose të shfaqura në tekst dhe cilat janë të nënkuptuara. Media, për shembull, ka tendencë të nxjerrë në pah etapën e performancës (testi vendimtar) dhe etapën e sanksionit (testi glorifikues).

Korrelacionet mund të bëhen më nivelin ligjërimor. Elementet figurativë që kanë dalë si izotopitë mbizotëruese, apo opozicionet përcaktuese, në nivelin narrativ mund të marrim pozicionet e objektit apo subjektit të kërkimit.

Jo të gjitha historitë apo kërkimet përfundojnë. Një kërkim mund të dështojë përmes ndërhyrjes së suksesshme të anti-subjektit. Nëse e keni vendosur për të lundruar nëpër botë dhe barka juaj përmbyset, në mënyrë të papritur, kërkimi juaj ndërpriritet.

Niveli i thellë apo abstrakt

Pasi analizuan nivelin narrativ të kuptimit, faza tjetër është të ekzaminojë nivelin e thellë, i njohur shpeshherë si niveli tematik. Ky është niveli sintaksor abstrakt apo konceptual, ku janë të artikuluara vlerat themelore që prodhon një tekst. Këto vlera mund të shfaqen në formën e një Kuadrati Semiotik.

Kuadrati semiotik është një shfaqje vizuale e strukturës elementare të kuptimit. Të artikuluarit e marrëdhënieve kundërshtuese (opozicionale), kontradiktore dhe ndërlidhëse është shprehje logjike e çdo kategorie semantike.

S 1 dhe S 2 janë në një marrëdhënie opozicionale ose kundërshtuese (një term presupozon tjetrin); S 1 dhe – S 1 janë të marrëdhënie kundërshtie – S 1 mohon S 1. S 2 dhe – S 2 anë gjithashtu në marrëdhënie kundërshtie: – S 2 mohon S 2; S 1 dhe S 2 janë në marrëdhënie përfshirëse: – S 1 përfshin S 2. Në mënyrë të ngjashme, – S 2 përfshin S 1.Kuadrati semiotik është një mjet i dobishëm për të ilustruar kundërshtitë themelore apo përjashtimet tematike duke u mbështetur te teksti. Gjithashtu, ai e bën atë të mundshme, përmes shfaqjes së dinamikave tekstuale nga komplotimi i fazave themelore apo transformimeve në një histori dhe për të ndjekur trajektoren narrative të subjektit. /Palimpsest.al/

_______________

[1]  John Locke, “Një ese rreth të kuptuarit njerëzor”, red. Peter H. Nidditch (Oxford: Clarendon Press, 1975/1979), Libri IV, kap. XXI, fq. 720.
[2] Idetë e Peirceit kanë ndikuar në veprën e Umberto Ecos, që zhvilloi idenë e trupit dhe kontestoi kategoritë e Peirceit.
[3] Algirdas J. Greimas, “Mbi kuptimin”, Historia e Letërsisë së Re, 20 (1989), 539-50 (fq. 541).
[4] Ata kanë regjistruar leksionet në Kursin e Gjuhësisë së Përgjithshme të Saussureit, të cilat u bashkua nga shënimet e marra nga leksionet e studentëve të tij në Universitetin e Gjenevës midis viteve 1906-‘11 dhe u publikuan pas vdekjes së tij, në vitin 1915.
[5]  Shiko gjithashtu, Claude Levi-Strauss, “Antropologjia strukturale” (Paris: Plon,1958).
[6] Vladimir Propp, “Morfologjia e përrallës” (Bloomington: Indiana University Press, 1958).
[7] Shkrimi i Greimas është riprodhuar në “Du Sens II” (Paris: Seuil, 1983), fq. 115-33.
[8] “Teoria e shenjifikimit: Synimi kryesor i saj duhet të jetë për të sqaruar përmes ndërtimit konceptual kushtet për prodhimin dhe arritjen e kuptimit”, Fjalori 1979, fq. 345.