Telegrafi

Seminari për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

Seminari i 28-të Ndërkombëtar i Gjuhës, i Letërsinë dhe i Kulturës Shqiptare do të mbledh rreth 100 studiues shqiptarë dhe të huaj të gjuhës dhe letërsisë shqiptare me kumtesa nga tema të ndryshme të albanologjisë.

Ky seminar synon të avancojë më tutje punën e tij nëpërmjet kurseve intensive të gjuhës shqipe për të huaj si dhe nëpërmjet ligjëratave nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Gjatë seminarit do të ketë disa seanca te referimeve shkencore, me ç’rast studiues shqiptarë dhe albanologë të huaj do të referojnë rezultatet e punës së tyre njëvjeçare për tema të ndryshme të albanologjisë.

Prof.dr. Liman Matoshi, drejtor i seminarit, tha se duke ruajtur kontinuintetin synohet që seminari për çdo vit të pasurohet dhe të transformohet aq sa lejon karakteri i tij si institucion i veçantë.

Në sesionin shkencor të gjuhës temë boshte do të jetë shqipja e folur dhe shqipja standarde, për të cilën do të paraqiten 62 kumtesa nga studiues shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në sesionin e letërsisë temë boshte do të jetë romani i sotëm shqiptar.

Tryeza e siminarit sivjet do t’i kushtohet dy personaliteteve të shquara të kulturës tonë, gjuhëtarit të njohur Selma Riza me rastin e 100 vjetorit dhe shkrimtarit po ashtu të shquar shqiptar, Jakov Xoxa, me rastin e 30 vjetorit të vdekjes.

Në programin e seminarit janë paraparë edhe vizita institucioneve shkencore, kulturore dhe historike të vendit. /rtv21/