Telegrafi

Seminari i përvjetorëve

Kështu, do të përkujtohet 100 vjetori i Kongresit të Manastirit, 70 vjetori i vdekjes se Millosh Gjergj Nikollës – Migjenit dhe 100 vjetori i lindjes se filologut të njohur shqiptar, Eqrem Çabej. Nga referimet shkencore pritet që të kujtohet edhe 130 vjetori i Lidhjes se Prizrenit.

Drejtori i Seminarit, Imri Badallaj, ka thënë për “Express” se ka një numër të madh të interesuarish që do të marrin pjesë në Seminar të cilët do të paraqiten me kumtesat e tyre.

“Programi i këtij viti është mjaft i ngjeshur. Pas hapjes do të organizohen gjashtë ligjërata ku personalitete eminente nga Kosova dhe Shqipëria do t’i mbajnë në fusha të ndryshme – në fushën e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës në përgjithësi”, tha Badallaj.

“Kemi organizuar dy pasdite të referimeve, njëra i kushtohet 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe një pasdite tjetër do t’i kushtohen Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë ai.
Pritet që në referimet për Kongresin e Manastirit të marrin pjesë edhe gjuhëtarë dhe letrarë, ndërsa në referimet për Lidhjen e Prizrenit do të prezantohen historianë nga vendi

Seminari ndërkombëtar, i Gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare organizohet nga Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ai përkrahet financiarisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kosovë.