Edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ka mbledhur qindra studiues nga mbarë bota.
Pjesëmarrësi në seminarin e gjuhës, Samuel Eisenberg, tha se gjuha shqipe është gjuhë e vështirë, por është shumë interesante.
Edhe Magdalena Dinitrova nga Bullgaria vlerësoi se gjuha shqipe është gjuhë shumë e pasur.
“Gjuha shqipe nga pikëpamja e gramatikës është e lehtë”, tha ajo për RTK.
Sipas saj, seminari është mundësi e mirë për të mësuar gjuhën shqipe.