Në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”, në bashkpunim me Qendrën për hulumtime juridike dhe analiza dhe Kolexhi gjyqësor nga Londra, e me përkrahje të Ambasadës britanike në Republikën e Maqedonisë, sot dhe nesër në Shkup do të mbahet seminar për “Shfrytëzimin e unifikuar të praktikës gjyqësore”, transmeton Telegrafi.
Seminari, siç informojnë nga Akademia, do të mbahet në dy ngjarje të ndara, në të cilat do të marrin pjesë gjykatës përgjegjës për praktikën gjyqësore në Maqedoni, të cilët njëherit e ndjekin edhe praktikën gjyqësore në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, si dhe përfaqësuesit e Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Në hapjen e seminarit do të mbajnë fjalim ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ambasadori britanik në Maqedoni Çarls Garet dhe drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”, Aneta Arnaudovska.
Fjalime lidhur me temën e seminarit do të mbajnë gjykatësit e Kolexhit gjyqësor nga Londra, Xhoana Korner dhe Mark Okëlton. /Telegrafi/