Telegrafi

Seminar për punësim të personave të ndjeshëm social

‘Mundësi dhe sfida për punësim të personave të ndjeshëm social’ është tema e tryezës së rrumbullakët që sot e organizojnë Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe Oda Zejtare e Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është që të kontribuojë drejt rritjes së pjesëmarrjes së 40 personave në rrezik social dhe personave që janë nga aspekti social të përjashtuar në tregun e punës me qëllim të zvogëlimit të varfërisë.

Në tribunë do të mbajë fjalim ministri i PPS-së, Ibrahim Ibrahimi, shefi i Delegacionit të BE-së në RM, Samuel Zhbogar, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe kryetari i OZ të Bashkisë së Shkupit, Nikolla Petrov, njofton AIM.

Projekti është i financuar nga BE në kuadër të Programit operativ për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013 IPA komponentë. /Telegrafi/