Site icon Telegrafi

Seminar për mundësitë e investimit dhe eksporteve në Kosovë

Në Pragë është duke u mbajtur seminari “Mundësitë e investimit dhe eksporteve në Kosovë”.

Në panelin prezantues krahas zevendwsministrit të Punëve të jashtme, Ivan Jancarek, gjendet edhe kryetarja e Komunës Mimoza Kusari – Lila e cila po prezanton mundësitë e investimit në Komunën e Gjakovës në kuadër të cilave janë projektet madhore kapitale: Ngrohtorja e re e qytetit, Impianti i Ujërave të zeza, Eco-Zona (zona ndër-kufitare Kosovë – Shqipëri), Unaza rrugore dhe mundësitë e zhvillimit të Bujqësisë.

Në panel gjithashtu kanë prezantuar edhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Libor Chlad, përfaqësuesi i Institutit “Riinvest” Alban Hashani si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Pragë, Ariana Zherka Hoxha dhe Ambasadori i Republikës së Çekisë në Prishtinë, Ivo Shilhavy, raporton RTKLive.

Në këtë forum po marrin pjesë rreth 30 përfaqësues të bizneseve çeke dhe disa përfaqësues të bizneseve Kosovare. /Telegrafi/

Exit mobile version