Telegrafi

Seminar për metodologjinë në hulumtimet biomjekësore

Seminari, i përkrahur nga Ambasada franceze, është pjesë e bashkëpunimit në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ambasadës Franceze që nga viti 2009, që përfshinë ndihmën teknike, materiale dhe financiare për realizimin e projekteve të shëndetësisë publike, po ashtu edhe kurse të gjuhës frënge për kuadrin.

Në hapje të këtij seminari, të pranishëm në seminar do të jenë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, Sekretari i përgjithshëm në MSH, Ilir Tolaj, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, si dhe drejtues të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ISPED (Instituti i Shëndetësisë Publike, Epidemiologjisë dhe i Zhvillimit të Universitetit të Bordeaux). /Telegrafi/