Site icon Telegrafi

Seminar për harmonizim me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së

‘Seminari i parë konsultues për harmonizim me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara’ sot do të hapet në Shkup, si hap i parë në harmonizimin e strategjive dhe politikave nacionale me ‘Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seminarin e organizojnë Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe programi për zhvillim të KB (UNDP). Do të marrin pjesë Vlladimir Peshevski dhe koordinatorja e përhershme e KB në RM, Louisa Vinton. /Telegrafi/

Exit mobile version