Telegrafi

Seminar për analizën cilësore të verës në Maqedoni

Sot do të mbahet seminar për analizë të shpejtë të cilësisë së verës që sa më shpejtë të kalohet në eksportimin e saj në tregun botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, aktiviteti organizohet nga Laboratori shtetëror për fitoanalizë. Seminari organizohet në bashkëpunim me kompaninë Labena, përfaqësuese e Foss kompanisë për prodhim të instrumenteve të sferës së bioteknologjisë për ushqim, përfshirë Shoqatën e vertarëve të Maqedonisë.

Përndryshe, me këto analiza, cilësia e verës dhe lëndëve të para të prodhimit të saj, analizohet për 10 minuta./Telegrafi/