Nxënësit e shkollës “Mati Logoreci” në Prizren janë në hall nga një semimaturant, derisa i njëjti ka rrahur edhe nxënësin Artin Brahaj.
Në momentin kur Artini, që është në klasë të tetë, refuzoi t’i jepte të holla, nxënësi që thotë se është një vit më i madh e sulmoi.
Për këtë, babai i Artinit fajtor po e len drejtorinë e shkollës dhe objektin e pasigurt.
I kontaktuar nga Klan Kosova, drejtori i shkollës “Haxhi Kabashi”, përmes telefonit e pranoi se sulmuesi A.K është agresiv me nxënësit tjerë dhe se nuk është hera e parë që ai krijon problem brenda shkollës.
Babai i sulmuesit, Nexhmedin Kryeziu, ka shfaqur keqardhje dhe tha se ka marrë masa ndaj të birit, por e pranoi se vështirë mund të ndërrojë sjelljet e tij.
Ai i ka kërkuar falje publike familjes së djalit të sulmuar dhe tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur. /Klan Kosova/