Telegrafi

Semi Jaupaj publikon fotografi nga festa e ditëlindjes së 29-të

Semi Jaupaj të enjten (6 tetor) festoi ditëlindjen e 29-të.

Ajo mori urime të shumta në rrjete sociale, ndonëse nuk mungoi një festë e organizuar nga miqtë.

Së fundmi zeshkania ka publikuar disa fotografi të reja nga festa e ditëlindjes, ku shihet se ishte befasuar me një tortë.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Jetike” u shfaq e veshur me një fustan dypjesësh shkëlqyes e grim po ashtu ngjyrë kafe.

Komplimentet ndërkaq nuk munguan nga miqtë e fansat, duke qenë se numëron mijëra ndjekës në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Semi nga ana tjetër mori vëmendje të madhe në Big Brother VIP dhe më pas solli një sërë hitesh.

“Mos u kthe”, “Ani”, “All your lovin” – janë disa nga këngët që publikoi këtë vit dhe që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/