Site icon Telegrafi

Semi e thotë në “Barber Shok”: Edhe artistët vendor duhet të paguhen në “Sunny Hill Festival”

Foto: Screenshot/YouTube

Sezoni i katërt i emisionit “Barber Shok” ka nisur të shtunën (15 tetor)  në ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Ashtu siç paralajmëruam, në episodin e parë të këtij sezoni ka qenë i ftuar reperi i labelit “P.I.N.T”, Semi.

Në një bisedë me moderatorin Fis Juniku, ai ka rrëfyer të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndër të tjerash, ata i janë rikthyer një diskutimi për “Sunny Hill” duke qenë se ftohen për të performuar edhe artistë vendor, të cilët njëherësh nuk kanë ndonjë përfitim nga festivali.

Lexo po ashtu Sezoni i katërt i “Barber Shok” nis të shtunën

Fisi tregoi në një moment për një bisedë me një artist të famshëm, i cili nuk ka pranuar të jetë pjesë e ngjarjes së madhe për shkak se nuk paguhen, duke marrë shembull edhe MC Kreshën e Lyrical Son, si reperë shumë të suksesshëm në vend.

Foto: Screenshot/YouTube

I këtij mendimi ka qenë edhe Semir Zeka (emri i vërtetë), që po ashtu ka pohuar një gjë të tillë, që beson se duhet të jenë të barabartë me yjet ndërkombëtarë.

Përpos në YouTube, ‘podcast’-in mund ta dëgjoni edhe në platformën muzikore, Spotify. /Telegrafi/

Exit mobile version