Telegrafi

Semedo pritet t’i mungojë pesë javë Barcelonës

(Foto: FC Barcelona)

Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo është duke u përballur me një pushim pesë javësh pas dëmtimit të pësuar në fitoren e së shtunës kundër Gironas.

Mbrojtësi portugez u detyrua ta lë ndeshjen dhjetë minuta pa përfunduar në fitoren 6-1 të Barcelonës.

Ky lëndim nuk duket të jetë edhe i lehtë pasi Semedo pritet të jetë jashtë veprimit deri në fillim të prillit, pra rreth pesë javë.

Lexo po ashtu Më në fund Semedo shpjegon incidentin me Neymarin

Mbrojtësi i djathtë do të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat – së bashku me të paktën katër ndeshje të La Ligas.

Semedo u detyrua ta lë ndeshjen 10 minuta para përfundimit

“Departamenti i Shërbimeve Mjekësore të klubit mund të konfirmojë se lojtari i skuadrës së parë Semedo ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”.

“Testet e mëtejshme të kryera kanë treguar se ai do të jetë jashtë fushave për rreth pesë javë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.

Lexo po ashtu Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Semedo është gjithashtu i vendosur të humbasë ndeshjet e ligës me Las Palmas, Atletico Madrid, Malaga dhe Athletic Bilbao.

Ndryshe, mbrojtësi i djathtë u transferuar gjatë verës nga Benfica, por ka dështuar ta zë vendin e titullarit të padiskutueshëm duke e ndarë atë me Sergi Roberton. /Telegrafi/