Ata kanë shpëtuar jetën e miliona veturave dhe sigurisht edhe njerëzve, por a e dini se ku dhe kur është vendosur semafori i parë?
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për semaforin e instaluar në Londër 150 vjet më parë.
Sistemi i sigurisë i kudogjendur u zbulua për herë të parë në kryqëzimin e “Great George Street” dhe “Bridge Street” në Westminster më 9 dhjetor 1868, pasi inxhinieri John Peake Knight vendosi të sjellë sistemin e sinjalizimit hekurudhor në rrugë.
Ky sistem ishte një strukturë mjaft e thjeshtë – sinjali përdorte llampat me ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër nën kontrollin manual të një polici.
Megjithatë, ky testim zgjati vetëm një muaj, sepse një rrjedhje e gazit rezultoi që një nga dritat të shpërthejë dhe si pasojë edhe polici që po i menaxhonte pësoi djegie të rënda.
Ndërsa në 150 vjetorin e tij, Edmund King, president i shoqatës britanike të automobilave AA, tha: “Ai nuk u kthye në Britani deri rreth vitit 1925”.
Gjatë mungesës së saj nga Britania e Madhe, teknologjia u zhvillua më tej në SHBA dhe pastaj rreth vitit 1929 sinjalet e para elektrike filluan të bëheshin zakonshme edhe në Londër.
Por, me gjithë historinë e gjatë të semaforëve, periudha e shpërndarjes së tyre të madhe nuk ndodhi deri në vitet 2000. /Telegrafi/