Telegrafi

Semafori i LDD-së ende pa ngjyra rreth koalicioneve

“LDD-ja nuk ka vendosur vija të kuqe apo të gjelbra për komunikim me ndonjë subjekt politik, por LDD-ja është hapur për koalicione, por nuk i takon LDD-së që t’i ofrojë dikujt koalicion, pasi që kjo i takon fituesit të zgjedhjeve”, ka thënë Ramosaj, në një takim të mbajtur me krerët e degëve të LDD-së.

Sipas Ramosajt, LDD-ja do të hynte në ndonjë koalicion eventual me ndonjë parti mbi bazën e ideologjisë dhe programit partiak.

Ndërkaq, kryetari i LDD-së akademik Nexhat Daci, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes nga provokimet e mundshme që mund të bëhen në këto momente vendimtare për të ardhmen e vendit tonë.

Akademik Daci ka shprehur bindjen e tij se Kosova po shkon drejt pavarësisë së saj dhe ka falënderuar KFOR-in për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të siguruar popullin e Kosovës.