Kalimtarët në Pingtung të Tajvanit, kanë mbetur të habitur me semaforët special të instaluar për Ditën e të Dashuruarve.
Gjatë kohës kur është e ndezur drita e kuqe, figurat qëndrojnë të kapura për dore, ndërsa mashkulli ulet në njërin gju sikur po i propozonte për martesë, transmeton Telegrafi.
Kur të jetë ndezur drita e gjelbër, çifti ecin së bashku dhe duket sikur të jenë në një lidhje të lumtur.
Kjo u ka pëlqyer shumë qytetarëve, të cilët nuk kanë kaluar pa bërë fotografi me këta sinjalizues, që do të largohen pas festës. /Telegrafi/
https://youtu.be/sTi-kRnrwO8