Telegrafi

Selvije Jao tregon se është nëntë vite më e re se bashkëshorti i saj, Shpat Kasapi

Foto: Instagram

Selvije Jao, tashmë për publikun shqiptar është bërë e njohur si partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi.

Ajo mori vëmendje të madhe për një kohë të shkurtër, teksa vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.

E njëjta së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Selvije Jao (Foto: Instagram)

E pyetur për marrëdhënien me Shpatin dhe për diferencën në moshë, bukuroshja nga Gostivari nuk ka munguar me përgjigjen e saktë.

Lexo po ashtu Shpat Kasapi bëhet baba për herë të parë

“Unë jam 27-vjeçe dhe Shpati 36-vjeç. Lidhje kemi qenë afro një vit dhe pastaj i zyrtarizuam gjërat”, tha ajo.

Selvije Jao (Foto: Instagram)

Selvija ka zbuluar më tej se zihet shpesh me artistin, por që pajtohen menjëherë për shkak se janë bashkë në një shtëpi.

Çifti duhet theksuar se u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti. /Telegrafi/