Telegrafi

Selvije Halimi, udhëheq degën e PDK-së në Lipjan 

Selvije Halimi është emëruar ushtruese e detyrës së kryetares së degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.

Në këtë mbledhje është diskutuar për zgjedhjet lokale në vend, që do të mbahen më 22 tetor.

Ndryshe, qytetarët më 11 qershor kanë votuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa ende nuk kanë arritur të konstituojnë parlamentin. Qytetarët po ashtu më 22 tetor do të dalin në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/