Koreja e Veriut ka bërë progres në zhvillimin e programit të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), por nuk ka dhënë ende prova për kapacitetin e këtyre armëve për të goditur SHBA-në, theksoi një zyrtar i lartë ushtarak amerikan sot.
“Pheniani ka vendosur që SHBA-ja të ndodhet në rrezen e veprimit të këtyre ICBM, por nuk ka treguar se sistemi i tyre i shënjestrimit mund t’i rezistojë kushteve të fluturimit të një sistemi balistik në disa kilometra lartësi”, sipas gjeneralit Paul Selva, zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm.
“Ka pasur avancime, por është e vërtetë që ata nuk kanë treguar të gjithë komponentët e një rakete balistike ndërkontinentale”, deklaroi ai për gazetarët.
Regjimi koreano-verior ka proceduar vitin e kaluar disa lëshime raketash ICBM me një rreze veprimi të mjaftueshme për të goditur territorin amerikan. /kp/Telegrafi/