Telegrafi

Selmani: Vetëm shteti mund të fsheh gjurmët e një krimi

Vetëvrasje me plumb në gjoks është një akti i pazakontë. Kështu deklaroi profesori universitar Bashkim Selmani në emisionin INTERVISTA në TV Shenja, duke komentuar mbi vrasjen apo vetëvrasjen e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Kosta Kërpaç.

Sipas Selmanit, nuk ka krim perfekt, por gjurmët që zbardhin të vërtetën mund ti fshehë vetëm shteti. Ai u shpreh pesimist se ky rast, sikur edhe shumë raste tjera, do të zbardhen nga organet e drejtësisë, pasi gjyqësori deri tash në Maqedoni asnjëherë nuk ka dhënë sqarime të sakta. Ai shtoi se, nëse i njëjti rast të zvarritet do të shkaktojë edhe më shumë dilema tek qytetarët.

Sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuart të shqiptarëve në institucionet e sigurisë, Selmani tha se deri tash faktori shqiptar nuk ka arrit të bëjë përzgjedhjen e kuadrove në këto institucione, por atë çdo herë e ka bërë pala maqedonase. /Telegrafi/