Site icon Telegrafi

Selmani: Të kërkohet përgjegjësi për dhunën nga OBRM-PDUKM-ja

Përgjegjësia që OBRM-PDUKM e bart për dhunën në Kuvend duhet të kërkohet me emra dhe mbiemra dhe jo të përgjithësohet, kështu vlerëson ish zv.kryeministri, Imer Selmani. Sipas tij, në parti ekziston një degë racionale e cila tashmë disa kohë është e vetëdijshme se politikat e Gruevskit janë të këqija për partinë dhe atë e vënë në izolim të plotë, dhe të cilëve u bie përgjegjësia që ata politika të këqija t’i korrigjojnë.

Selmani në emisionin “360 gradë” në Alsat-M tha se prioritet kryesor i qeverisë së re duhet të jenë stabilizimi i ekonomisë, rikthimi i besimit në gjyqësor dhe përkushtimi i integrimit evropian.

Exit mobile version