Drejtori i Klinikës universitare për traumatologji, ortopedi, anestezion dhe reanimacion, trajtimit intensiv dhe Qendrës urgjente, Rexhep Selmani, në pyetjen e gazetarëve tha se në mesin e të lënduarve në ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë është edhe deputeti Ziadin Sela, i cili siç theksoi, ka lëndime serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Është pranuar në Repartin e trajtimit intensiv Karill. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk është në rrezik jete. Edhe dy deputetë tjerë, duke përfshirë Radmilla Sheqerinska, ishte dërguar në Qendrën Emergjente me dëmtime të lehta dhe është liruar nga spitali’, tha Selmani. /Telegrafi/