Site icon Telegrafi

Selmani: Propozim-ligji qeveritar për media nënkupton ligjshmëri për korrupsionin në media

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, ka reaguar në lidhje me përgatitjen e një propozim-ligji për mediat, nga ana e qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ky ligj do të ketë pasoja të frikshme mbi lirinë e mediave dhe do të thotë ligjshmëri të korrupsionit në media dhe goditje më e madhe ndaj tentimeve të deritanishme të çlirimit të mediave nga kontrolli i OBRM-PDUKM-së.

Ai shton se me këtë ligj, qeveria do të vazhdojë të mbetet krijuesi i politikave redaktuese dhe kadrovike në media./Telegrafi/

Exit mobile version