Site icon Telegrafi

Selmani: Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, Shqipëria ndahet nga RMV në rrugën drejt BE-së

Ish zëvendëskryeministri Imer Selmani në “Summer Click” në TV21 tha se vendi rrezikon që të mbetet mbrapa me vendet e rajonit që kanë shumë më pak arritje, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Selmani thotë se në këtë rast, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

“Nëse nuk ndodhë ndryshimi kushtetues dhe në qoftë se nuk vazhdojmë neve të hapim kapitull pas kapitulli, të vazhdojmë negociatat dhe të plotësojmë standardet, neve do të ndahemi edhe nga Shqipëria. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ne do të ngelemi vet, pastaj ti je si individ, je shumë i dobët, cila është shkalla e radhës me të cilën ne mund të presim me ndonjë shtet të bëhemi grup për t’u futur në BE. Ngelën Serbia, BeH dhe Kosova, të cilat dorën në zemër janë shumë mbrapa arritjeve të cilat ne si shtet i kemi bërë”, tha Selmani.

Exit mobile version