Telegrafi

Selmani: Nëse Ali Ahmeti jep dorëheqje nga kryesimi i partisë, kjo do të ndikojë në BDI

Në opinion ndahen mendimet nëse BDI është BDI vetëm me Ali Ahmetin. Shumica e shqiptarëve në Maqedoni besojnë se nëse Ahmeti jep dorëheqje nga udhëheqja e partisë, kjo do të ndikojë në BDI në kuptimin që strukturat e tjera në parti do të zgjohen, tha ish-ministri Imer Selmani, për “Utrinski Brifing”.

“Cërvenkovski u largua nga LSDM, ndërsa Georgievski nga OBRM-PDUKM, por këto parti i mbijetuan kësaj. Në anën tjetër, me largimin e Arben Xhaferit, partia e tij PDSH ka pësuar pasoja të rënda sa i përket popullaritetit te votuesit”, tha Selmani.

Ai komenton se nëse partitë më të vogla të shqiptarëve në Maqedoni mësojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, atëherë është e mundur që bashkimi i partive të çojë në largimin e BDI-së nga kjo pozitë që ka mbajtur në 20 vitet e fundit./Telegrafi/