Site icon Telegrafi

Selmani: Në vend të informimit, po ushtrohet propagandë (Video)

Instrumentalizimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore është në mënyrë konstante, ndërsa pushteti po përdor paratë publike për të reklamuar në media reklamat e tyre zgjedhore, theksoi kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.

“Instrumentalizimi i medias është konstant, por është më shumë gjatë dukshme gjatë fushatës zgjedhore dhe mediat në vend që të kryen punën ose funksionin e tyre për të informuar dhe kontrolluar pushtetin, ato përdoren për prapagandë”, u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM.

Sipas Biljana Petkovskës nga Instituti Maqedonas i Medias, mediat në përgjithësi gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore kanë raportuar në mënyrë neutrale dhe transmisionare, por ka munguar raportimi i gazetarëve të angazhuar, raporton TV 21.

“Mediumet kryesisht I respektojnë dizpositat e raportimit të kodit zgjedhorë për arsye të dënimeve të larta që janë paraparë. Vendimtare është se çka do të ndodhë pas zgjedhjeve kur nuk do të vlejnë më dënimet e kodit zgjedhorë”, tha Biljana Petkovska, Instituti Maqedonas i Medias.

Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë në Media theksoi se mediat të mos bëhen stacione zhurmuese të partive politike por të informojnë në mënyrë cilësore për të gjitha proceset politike dhe aktorët në procesin zgjedhor.

“Shumë herë kemi bërë thirrje se mediumet nuk mund të jenë arenë ku garojnë më të fortit të dominojnë me mesazhet të caktuara, kurse gazetarëve ju bëjmë thirrje që të jenë sa më të sinqertë me opinionin dhe faktet që të mos të bijën prej e kurtheve të partive politike”, tha Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media.

Në këtë debat të tilluar “Instrumentalizimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore” u bë thirrje që të përkrahet procesi i vetërregullimit nga ana e mediave.

“HUMAN RIGHTS WATCH” në një raport të publikuar dje theksoi se Qeveria në Maqedoni përmes reklamave kryen presion ndaj mediave.

Exit mobile version