Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, thotë se “lufta e pushtetit” kundër Sorosit është për defokusim të vëmendjes nga problemet reale. Sipas tij konferencat e OBRM-PDUKM-së tenton që Maqedoninë ta shndërrojë në vend totalitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Paratë e Sorosit shkaktojnë frikë dhe panikë vetëm në vendet autoritare, siç është Maqedonia. Ju e dini se Sorosi nuk operon vetëm në Rusi, Bjellorusi dhe Turqi. “, deklaroi Naser Selmani.
OBRM-PDUKM-ja një kohë të gjatë përmes konferencave ka fajësuar disa media, OJQ dhe disa organizata tjera të cilat sipas Gruevskik finansohet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur./Telegrafi/