Telegrafi

Selmani: BDI duhej të shprehte keqardhje dhe ngushëllime për vrasjen në Tetovë (Foto)

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, në profilin e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me incidentin e armatosur mbrëmë në Tetovë, ku një person mbet i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Selmani akuzon BDI-në se në rastet ku vriten shqiptarët nuk ju intereson asgjë dhe se është dashur që të shprehin ngushëllime dhe keqardhje për vrasjen e mbrëmshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Konfirmohen katër të arrestuar për incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël

“Si e lexoni këtë kumtesë të BDI-së për incidentin në Tetovë me pasoja tragjike? Copa u bëfshin shqiptarët, neve palla nuk na e ndinë! Mjafton të mos përmendet BDI për të keq! Çfarë psikopatësh janë këto?! Edhe të mos ketë pasur kurrëfarë lidhje ky incident me BDI, e udhës do të ishte njëherë të shprehin keqardhje për incidentin dhe ngushëllime familjes së viktimës! Në fund mund të sqaronin se incidenti nuk ka kurrëfarë lidhje me to! Kjo është fytyra e vërtet e BDI!”, shkruan Selmani./Telegrafi/