Telegrafi

Selmanaj: Vetëvendosje thoshte se s’flet me Mustafën, tash e thërrasin dhjetëra herë në ditë (Video)

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje dhe mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij me VV-në për të krijuar një koalicion qeveritar, nëse këtë nuk arrin na formojë koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Selmanaj në emisionin Komiteti ka thënë se transformimin i menjëhershëm i Vetëvendosjes, duke larguar simbolet kombëtare e duke vendosur kravatat, dhe duke mos folur më për bashkim kombëtar, është i çuditshëm, transmeton Express.

Për këtë VV, sipas Selmanajt, duhet të dëshmojë se ka ndryshuar, por këtë ta bëjë gradualisht.

Ndërsa, se Lëvizja ka ndryshuar qëndrimet, Selmanaj thotë se kjo shihet te zyrtarët e saj që kanë thënë se nuk flasin me Isa Mustafën, ndërsa, në prezencën deputetit, ata kanë telefonuar me dhjetëra herë kreun e LDK-së.