Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin, por në pako ku janë të përfshira edhe raporti i Shpejtim Bulliqit dhe Aneks-Marrëveshja mes presidentëve.
Selmanaj ka thënë se përmes Aneks-Marrëveshjes do të korrigjohen gabimet që kanë ndodhë dhe në të njëjtën kohë do të zhbllokohet procesi.
“Ne do ta votojmë marrëveshjen e demarkacionit, por në pako ku janë të përfshira edhe raporti i Shpëjtim Bulliqit dhe aneks-marrëveshjen mes presidentëve përmes së cilës do të korrigjohen gabimet që kanë ndodhë dhe të njëjtën kohë do të zhbllokohet procesi..”, tha Selmanaj. /Telegrafi/