Telegrafi

Selmanaj i thotë Thaçit: Dikush po rren për Ushtrinë

Analisti Driton Selmanaj, në emisionin “Click” në RTV21 i ka thënë presidentit Hashim Thaçi se dikush është duke gënjyer sa i përket formimit të Ushtrisë.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë diçka tjetër, ambasadori amerikan diçka tjetër, presidenti jonë diçka tjetër. Këtu dikush nuk po e thotë të vërtetën”, ka thënë Selmanaj, transmeton Telegrafi.

Selmanaj tha se ai sot ka frikë nga kjo sjellje e presidentit Thaçi, për prishjen e partneritetit me SHBA-në dhe me NATO-n./Telegrafi/