Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se partia e tij në qeverisjen e ardhshme do të ketë shtatë ministri.
Ai tha se AAK do të ketë katër ministri, Nisma dy ministri dhe po aq ministri partitë tjera politike jo shumicë.
Selmanaj tha se emrat e ministrave janë ende duke u diskutuar dhe nuk janë finalë.
Sipas tij, janë më pak se katër deputetë të LDK-së që nuk e duan Qeverinë me AAK dhe Nismën, teksa ka shtuar se votat e AKR-së nuk janë vendimtare, duke mos e përjashtuar megjithatë një marrëveshje edhe me këtë subjekt politik.
“Jemi shumë afër që edhe me ta që të arrijmë marrëveshje. Nuk është e vërtetë që janë 4 deputetë të LDK-së kundër, janë më pak dhe për LDK-në çështja e problemit në numrave nuk trajtohet, mirëpo ideja është që të kemi 67 vota. Janë shumë më pak se 4 kundër, deputetët e LDK-së janë të përgjegjshëm karshi votës dhe subjektit”, tha Selmanaj, në një intervistë për RTK.
Selmanaj tha se deri më tash nuk kanë pasur kontakte me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në, por që formimi i qeverisë së re nuk varet prej tyre.