Telegrafi

Selmanaj: Sjellja e opozitës në Kuvend është e lidhur me fushatën zgjedhore

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e djeshme nuk ka arritur të caktoj datën për mbajtjen e seancës.

Në mungesë të konsensusit, opozitarët braktisën mbledhjen e Kryesisë.

E, ky veprim nuk po i pëlqen deputetëve të mazhorancës.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj e ka vlerësuar si sjellje të papranueshme veprimet e opozitës. Ka thënë se veprimet e tyre janë të lidhura më fushatën zgjedhore.

“Sjellja e opozitës është e papranueshme. Veprimet e tyre kryesisht lidhën me agjenda zgjedhore. Partitë qoftë në pushtet apo opozitë duhet të tejkalojnë interesat partiake dhe të angazhohen për agjenda zgjedhore”, ka thënë Selmanaj për ‘Indeksonline’.

Sa i përket kalimit të ligjeve në Kuvend, ish kryetari i Deçanit ka thënë se kjo nuk do të jetë problem, pas ai thotë se partitë në pushtet i kanë votat e nevojshme për kalimin e ligjeve.

Në mungesë të kuorumit, kryesia e Kuvendit nuk ka arritur të caktoj datën e mbajtjes se seancës se jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.