Site icon Telegrafi

Selmanaj: Qeveria të shkarkojë menaxhmetin e kompanive ‘Drini i Bardhë’ dhe ‘Hidroregjioni jugor’

Driton Selmanaj, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Selmanaj, në një konferencë për media ka thënë se do të kërkonë nga Qeveria që stafin menaxherial tëkompanive “Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni jugor” t’i shkarkojë dhe të marrë nën administrim këto dy kompani.

Ai në një konferencë ka folur për raportin financiar të dy kompanive nga Prizreni të cilat raportuan para këtij komisioni, atë të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni Jugor”.

Selmanaj tha se LDK-ja kërkon shkarkimin menaxherial të këtyre kompanive.

“Zyra Kombëtare e Auditimit po shpërfaqë keqmenaxhimin e parasë publike që po bëhen nga ndërmarrjet publike. Vlerësimi që ZKA i ka dhënë për këto dy institucione, janë ndër më negativët. Të dy rastet na dëshmojnë që këto dy institucione raportet e tyre financiare nuk i kanë në përputhje me standardet e kontabilitetit. Sipas vlerësimit tonë, ne do të kërkojmë nga Qeveria që gjithë stafin menaxherial të këtyre kompanive t’i shkarkojë dhe të marrë nën administrim këto dy kompani”, ka thënë ai./Telegrafi/

Exit mobile version