Më së largu deri në fund të javës së ardhshme, koalicioni PDK-AAK-NISMA do t’i formojë institucionet e reja të vendit, thotë deputeti i këtij AAK-së, Rasim Selmanaj.
Selmanaj ka thënë për “Epoka e re” se Qeveria Haradinaj do të jetë gjithëpërfshirëse.
Ndërkaq, duke komentuar takimin Pacolli-Haradinaj, ai ka shprehur optimizëm se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, “do të jetë në frymën pozitive të formimit të institucioneve të shtetit të Kosovës”.
“Deputetët e PAN’it nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten, pasi ajo është thirrje e njëanshme nga kryesuesi i saj”, ka thënë ai.