Analisti Driton Selmanaj, thotë se situata e sotme në Kosovë është rezultat i punës së Hashim Thaçit dhe se njerëzit e kanë humbur shpresën.
“Kryejnë shkollë, master, e mbesin rrugëve”, ka thënë ai për TV Rrokum. “Thaçi s’mund ta ndryshojë situatën në Kosovë”.
Sipas tij, opozita s’mund ta çojë vendin në zgjedhje, nëse këtë nuk e do PDK dhe LDK.
“S’ka njeri në PDK, e as në LDK, që s’e duan Isën kryeministër, e Thaçin president”, shton ai. “Po të donin të huajt, vendi shpejtë do të shkonte në zgjedhje. Ta zëmë, nëse nesër Thaçi e çon vendin në zgjedhje, prapë PDK fiton”. /Telegrafi/
https://youtu.be/vbW2GTtpQaI